“Alpe të pastra”/ Arrestohen tre persona dhe gjashtë në kërkim për kultivim kanabisi në Shkodër

0
40

Tre persona janë arrestuar për kultivim kanabisi në fshatrat Kir dhe Pult dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Këta nëntë persona të cilët vepronin si një grup kriminal nën fushën e narkotikëve, kanë kultivuar 10 mijë e 274 bimë kanabisi, të cilat u kapën dhe u asgjësuan në muajin gusht, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra” dhe dyshohet se kanë kultivuar kanabis edhe në zona të tjera të Malësisë së Shkodrës.

Të arrestuarit janë, shtetasit: A. Sh., 34 vjeç dhe P. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj; A. F., 23 vjeç, banues në Gramsh.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: Gj. Sh., 37 vjeç, A. Sh., 30 vjeç, A. Sh., 34 vjeç, F. Sh., 34 vjeç, M. Sh., 31 vjeç dhe A. Rr., 23 vjeç, banues në fshatrat Bardhaj dhe Grude e Re.

Këta shtetas kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike nga këta shtetas, në zonën e Dukagjinit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel