SHPËRNDAJE

Ministresha e vetqeverisjes lokale Ana Brnabiq ka vlersuar se momentalisht nuk ka puntorë të tepërt në administratën shtetërore dhe se në disa qeverisje lokale do të lejohet për të punësuar njerëz të rinj transmeton presheva.com.

Ajo ka thënë se në dy vitet e fundit nga administrata shtetërore kanë shkuar gjithsejt 24.000 persona ndërsa 6500 prej tyre kanë qenë në vetqeversijet lokale.

Ministresha ka thënë se pas analizave të të gjitha qeverisjeve lokale dhe punësimi do të lejohet në ato qytete ku në administratë lokale ka më pak njerëz nga numri i lejuar maksimum.

Ajo ka shtuar se qeverisjet lokale edhe përskaj ndalesës shtetërore për punësime mund të punësojnë njerëz të rinj me miratim të komisionit për punësime shtesë./presheva.com/