SHPËRNDAJE

“NJË PIKË SHPRESË” kështu quhet libri i dytë i dal në dritë nga poetja preshevare Ramize Halimi. Nxënësja e medresesë së Luginës së Preshevës Ramize Halimi ka bër botimin e librit të saj të dytë me titull “NJË PIKË SHPRESË” i ndarë në dy pjesë tregime për fëmij dhe poezi për të rritur Promovimi i librit të saj u mbajt në ambientin e shkollës së medresesë së Luginës së Preshevës, ku edhe Ramizja vijon mësimet.

Ky promovim libri u zhvillua me fjalime dhe poezi të recituara nga nxënëset e kësaj shkolle nga libri i saj. Të pranishëm ishin profesor nxenës kryetari i klubit të shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë z. Biladh Maliqi, antarë të ketij klubi, familjar të saj e shumë mysafir të tjerë.

Fjalën hyrëse para të pranishmëve e mori drejtori i ketij instucioni shkollor prof. Memet Sahiti ku përshendeti të pranishmit dhe uroi poeten e re për daljen në drit të ketij libri. Më pas fjala iu kalua kryetarit klubit të shkrimtarëve z. Bilall Maliqi dhe profesorit të letërsisë shqipe mr Artan Halimi. Në këtë promovim libri u recituan edhe poezi nga nxënëset e kesaj shkolle nga libri i poetes Ramize Halimi. Redaktor letrar dhe gjuhësor i këtij libri është Mr. Eroll Sejdiu ndërsa Recensent Mr. Artan Halimi.

Ne fund për të gjithë të pranishmit u shtrua edhe një koktej. BIOGRAFIA E AUTORES Ramize Halimi lindi në Rahovicë më 21.11.2001. Libri i parë i saj është ” E Bukur është jeta”. Vijon mësimet në vitin e parë në shkollën e mesme, medresesë së Luginës së Preshevës.