SHPËRNDAJE

Ekstremizmi është një problem global, që bëhet nga shtete, grupacione, apo individ me emërtime të ndryshme.

Aspak nuk është i pranueshëm termi Ekstremizëm fetar apo ekstremizëm islamik,, por mundet të jetë: Ekstremizëm në emër të fesë, apo Ekstremizëm në emër të Islamit.
Feja islame në tërësi është kundër çdo veprimi ekstrem. Por atë e kundërshtojnë edhe: Të gjitha shtetet islame, të gjitha institucionet fetare islame dhe të gjithë dijetarët islam.
Porositë islame për tolerancë dhe urtësi janë të shumta dhe shpërblyese te Zoti.
Të gjitha luftërat që i zhvilloi Muhamedi a.s. ishin tre lloje: Mbrojtëse, parandaluese dhe ndëshkuese,, dhe asgjë më tepër.

Definicioni i Xhihadit është: Dhënia e angazhimit dhe mundit për të mirë të islamit dhe muslimanëve,, e prej tij është edhe lufta nëse ndihet nevoja.

Lufta dhe pjesmarrja në te, duhet të ketë mbështetje Kuranore dhe Profetike,
Lufta në siri dhe vendet e tjera të botës, ndalohet për të rinjtë tanë pjesmarrja në ato lufta, sepse ato i ndaluan të gjitha instirucionet fetare islame, dhe se ato lufta janë me keraktere të ndryshme, të mveshura në emër të fesë.

Të gjithë njerëzit kompetentë, dhe të gjitha institucionet duhet të kontribojnë për parandalimin e të rinjve në këto lufta.
Roli i mediave në këtë drejtim është shumë i rëndsishëm./presheva.com/

Shkruan: mr Ragmi Destani