SHPËRNDAJE

Lojërat kompjuterike më të famshme, Solitaire dhe Minesweeper, janë projektuar për të ndihmuar njerëzit që të mësojnë aftësitë e nevojshme për të përdorur kompjuterët.
Për shembull, Soliter solitaire u shfaq në vitin 1990, me qëllim që të mësojë njerëzit se si të përdorin miun. Microsoft i duhej që përdoruesit e kompjuterit, të cilët deri atëherë i shkruanin rregullisht komandat, të mësohen me funksionet e miut, si për shembull tërheqja e figurave.

Dhe cila ishte mënyra më e mirë se tërheqja e kartave, dhe kjo bëhej me orë të tëra?

Është interesante se solitaire pati sukses, prandaj orë të tëra u kaluan në rregullimin e kartave.

Minesweeper, i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 1992, është projektuar poashtu për të ndihmuar përdoruesit në përdorimin e miut, por këtë herë me konceptin e klikimeve në të djathtë dhe në të majtë.

Microsoft donte që ky veprim të bëhet pavetëdijshëm dhe pati sukses që kjo me të vërtetë të ndodhë derisa njerëzit argëtoheshin.