Ndeshja e parë e Cesc Fabregas si trajner përfundon me dy kartonë të kuq dhe një përleshje të madhe – Telegrafi

0
42

Ndeshja e parë e Cesc Fabregas si trajner nuk shkoi në situatën më të mirë, derisa kishte dy kartonë të kuq dhe një përleshje të madhe.

Legjenda spanjolle u emërua si trajner i përkohshëm i skuadrës së Serie B, Como, përpara ndeshjeve ndërkombëtare. Dhe skuadra italiane tha se klubi dëshiron të “niset në një rrugë të re që shpresojmë se do të ofrojë më shumë entuziazëm dhe argëtim për tifozët”.

Ish -ylli i Arsenalit është bashkëpronar i klubit dhe ai luajti 17 herë për ta sezonin e kaluar përpara se të tërhiqej nga loja dhe të bëhej trajner i ekipeve të tyre të të rinjve dhe rezervave.

Como mirëpriti Feralpisalon në stadiumin e tyre piktoresk dhe loja ishte në ekuilibër kur Patrick Cutrone shënoi për ekipin – vetëm që VAR e përjashtoi atë për një faull ndaj Federico Bergonzi të Feralpisalo.

Dhe ndërsa arbitri kontrollonte monitorin, Gaetano Letizia u duk se e kapi për fytin Cutronen, ndërsa stafi i trajnerëve nga të dy skuadrat u përpoq të ndante lojtarët.

Letizias iu dha karton i kuq, dhe po ashtu edhe Daniele Baselli i Comos. Dhe me 10 lojtarë në fushë, Alessandro Gabrielloni shënoi golin e fitores, për të rrëmbyer tri pikët për Como.

Lojtarët e Como festojnë pas golit gjatë Como 1907 kundër Feralpisalo,

“Ne luajtëm një pjesë të parë të mirë, por duhej ta përfundonim lojën më herët”, deklaroi ish-lojtari i Barcelonës, Fabregas në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Ata që dolën nga bankina dhanë gjithçka, i kisha thënë Gabriellonit se do të shënonte dhe ndodhi. Unë kam ndier presion që kur kam qenë fëmijë dhe duhet ta menaxhoj atë. Ne duhet gjithmonë të përmirësohemi dhe të jemi të bashkuar për të arritur objektivin tonë”, ka shtruar më tej ish-anëtari i Chelseat. /Telegrafi/