SHPËRNDAJE

Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka ndarë edhe buxhetin e saj vjetor për këto tri komuna.

Nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2017, Komuna e Bujanocit do të përfitojë 117.344.250 dinarë, Presheva do të ketë 106.913.000 dinarë, ndërsa komuna e Medvegjës do të ketë 36.507.000 din.

Në krahasim me vitin 2016, Bujanoci do të ketë 3 milion dinarë ngritje të mjeteve për projektet kapitale.