​Bashkëpunimi në mes qytetit të Prizrenit dhe Vlorës po bëhet tradicional – Telegrafi

0
50

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Vlorës në bashkëpunim me qytetin historik të Prizrenit, do të organizojë më 27 nëntor disa aktivitete në basketboll dhe hendboll.

Si pjesë e këtij organizimi të dy qyteteve historike, klubet e basketbollit femra Bashkimi dhe Flamurtari, dy ekipet kampione, do të garojnë për Kupën e Pavarësisë në një ndeshje që zhvillohet në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vlorë nga ora 18:00.

Klubi i Hendbollit për femra Prizreni do të performojë nga ora 12:00 në qytetin e Vlorës, me qëllim sensibilizimin e opinionit për sportin e hendbollit, pasi Shqipëria nuk ka ligë të hendbollit.

Gjithashtu, veteranët e futbollit të Prizrenit dhe Vlorës do të zhvillojnë një lojë vëllazërore për Kupën e Pavarësisë në Pallatin “Flamurtari” nga ora 19:00.

Aktivitetet zhvillohen nën përkujdesjen e prefektit të Prefekturës së Vlorës, Flamur Mamaj.