SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se feja islame nuk është burim i terrorizmit duke i bërë thirrje edhe vendeve myslimane të bashkohen në luftën kundër kësaj dukurie.
Merkel njihet për qëndrimin e saj kritik ndaj ndalimit amerikan për shtatë vendet me shumicë myslimane.

“Mendoj se vendet myslimane duhet të japin kontribut në luftën ndaj terrorizmit. Sepse vetëm në këtë mënyrë njerëzit do të bindeshin se feja islame nuk është burim i kësaj dukurie”, ka thënë Merkel në Konferencën Vjetore të Sigurisë në Mynih.

Ajo në fund i ka bërë thirrje qytetarëve, që të bëjnë dallimin mes ‘islamit paqësor’ dhe ‘terrorizmit në emër të islamit’.