SHPËRNDAJE

Sipas mediave zvicerane atij i janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme heroine, lëndë tjera narkotike, si dhe para kesh.
Policia e Lucernit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, për të cilin dyshohet se është tregtar i drogës, shkruan ‘luzernerzeitung.ch’.

Policia e ka arrestuar atë të enjten rreth orës 13:00 në Waldibrucke të Emmenit, përcjell albinfo.ch.

Gjithnjë sipas mediave zvicerane atij i janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme heroine, lëndë tjera narkotike, si dhe para kesh.

Ndaj shqiptarit kanë nisur hetimet. Me kërkesë të Prokurorisë së Emmenit ai ndodhet në paraburgim.