SHPËRNDAJE

Shoqata GSM, një shoqatë e cila përfaqëson interesat e operatorëve te telefonisë mobile në mbarë botën, në ndarjen vjetore të çmimit “Global Mobile Awards” në MWC 2017, ka emëruar Samsung Galaxy S7 edge si “Smartfoni më i Mirë i vitit 2016” në kategorinë e “Celularët dhe pajisjet më të Mira”.

Samsung Galaxy S7 edge ishte (dhe ende është) pajisje e mrekullueshme, dhe është bërë edhe më e mirë me përditësimin e tij në Android Nougat. Në të vërtetë, ky model e mbajti veten duke pasur parasysh problemeve që pati Galaxy Note 7.

Kur përdoruesit e Note 7 u detyruan që të kthejnë smartfonat e tyre për shkak të defektit me baterinë, shumica kanë menduar që t’i ndërrojnë me Samsung Galaxy S7 edge. Në fund të fundit, Note 7 kishte ekran mjaftueshëm të madh dhe kombinimin e njëjtë të procesorit me RAM memorien. E vetmja gjë që i mungonte ishte lapsi S-Pen, ekran më i madh dhe skanerin Iris.

“Jemi të nderuar që njihemi për zejtarin tonë në dizajn dhe inovacion me Galaxy S7 edge. Ky çmim është një testament për ndjekjen tonë të vazhdueshme të përsosmërisë dhe ne vazhdojmë të tejkalojmë pritjet e konsumatorëve tona përmes teknologjisë revolucionare të celularëve”, ka thënë Juhno Park, kreu i Global Product Strategy në Samsung Electronics.