SHPËRNDAJE

LG X power2, i dizajnuar sipas nevojave të përdoruesve të cilët kërkojnë kapacitet të madh të baterisë dhe ekran të fuqishëm për përdorim multimedial të avancuar, është prezantuar në Kongresin botëror të telefonisë mobile (MWC) në Barcelonë. Çdo model në serinë X përfshin karakteristika të ndryshme ekskluzive, të cilat janë zakonisht tipike vetëm për telefonat e mençur premium. Modele të ndryshme u ofrojnë përdoruesve disa opsione unike, të cilat tejkalojnë klasën e mëhershme të prodhimit të mesëm.
Modeli i parë në këtë seri, LG X power2 ka bateri të fuqishme të kapacitetit prej 4,500mAh, e cila përmbush pritjet e përdoruesve, adhuruesve të aplikacioneve, lojërave ose përmbajtjeve multimediale siç janë video-klipet dhe filmat, të cilët janë shpenzuesit më të mëdhenj të baterisë. Kjo pajisje mundet në kontinuitet të riprodhojë përmbajtje të videove rreth 15 orë, të sigurojë navigacion për periudhë prej 14 orëve ose të mundësojë shfletimin në internet 18 orë pa ndërprerje.

LG X power2 përdorë teknologjinë për mbushje të shpejtë të baterisë, që është një nga kërkesat e përdoruesve të sotëm. Për një orë bateria mbushet 50 për qind, ndërsa telefoni është i mbushur plotësisht për gati dy orë, që është dy herë më shpejt se sa te shumica e telefonave.

Telefoni LG X power2 posedon ekran HD 5,5 inç, që ofron kualitet më të madh të shikimit, sidomos dukshmëri më të mirë në diell të fortë. Posedon kamerë të përparme me kënd të gjerë prej madje 5MP, e cila iu mundëson përdoruesve që të bëjnë selfi kualitative.

Kamera e pasme ka 13MP dhe eliminon vonesën e deritanishme të mbylljes, e cila krijohet prej momentit kur shtypet butoni për fotografim dhe momentit të bërjes së fotografisë. Telefoni ka procesor 1.5 GHz me 8 bërthama, memorie 2 GB16 GB ROM, Micro SD deri në 2 TB dhe sistem operativ Android 7.0 Nougat.

LG X power2 do të paraqitet në treg në fillim të këtij muaji, së pari në Amerikën Latine, ndërsa në vonë në tregjet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe rajoneve tjera.