SHPËRNDAJE

Kushtetuta e Shqipërisë thotë se të gjitha të drejtat e shqiptarëve duhet t’i mbrojë Shqipëria. Kështu, sipas “Sputnjikut” të Serbisë ka deklaruar Januz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë.

Ai tha kështu me rastin e vizitës së paralajmëruar të presidentit të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, transmeton raportimin e medieve serbe.

Pas “Platformës së Tiranës” të Edi Ramës, siç e quajtën takimin e kryeministrit të Shqipërisë me liderët shqiptarë të Maqedonisë pas zgjedhjeve në këtë vend, dhe “thirrjes për luftë” të Hashim Thaçit që të “mos lëshojnë pe”, sipas medieve serbe, “ofensiva” e shqiptarëve po arrin edhe në Serbinë e Jugut dhe kjo n[ formë të vizitës së Bujar Nishanit, presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili ka paralajmëruar që më 7 mars të vizitojë jugun e Serbisë, më saktësisht Bujanocin dhe Preshevën, shkruan “Sputnjik”.

Kjo është vizita e parë e shefit shqiptar të shtetit në Serbi pas 69 vjetësh. Presidenti i parë i Shqipërisë në Serbi ka qenë më 1948, kur në Beograd ishte Enver Hoxha.

“A do të jetë vizita e Nishanit më jug të Serbisë vetëm pjesë e ofensivës diplomatike të shqiptarëve dhe mund të ndodhë që pas vizitës së tij të pritet edhe ndonjë “Platformë e re e Tiranës” për vendin ton, e ngjashme me atë me regji të Ramës në Maqedoni”, pyet “Sputnjik”.

Januz Musliu ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që presidenti i Shqipërisë të njihet personalisht me pozitën dhe satusin e shqiptarëve në jug të Serbisë, citojnë mediat serbe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Luginës.