SHPËRNDAJE

Koalicionit qeverisës APN-PVD në komunën e Preshevës po i vjen fundi. Nga funksionarët dhe aktivistat e PVD-së të kyçur në rrjetet sociale mësojmë se janë duke numëruar ditët e fundit të bashkëqeverisjes me APN-ë. Mediat e përafërta me PVD ditët e fundit janë të shquar konspirative dhe të qeta, pasi nuk kanë raportuar për manovrimin politik të iniciuar nga kryetari Riza Halimi.

Burimet e presheva.com të mirë informuar njoftojnë se Kryetari i PVD-së Riza Halimi ka filluar javë më parë bisedimet me opozitën për largimin e APN-së nga koalicioni dhe revokimin e Shqiprim Arifit nga posti i kryetarit te Komunës.

Analistët politik këtë manovrim të Riza Halimit e kanë cilësuar si interesante, pasi ka përdorur pothuajse të njejtin strategji që ka përdorur Ragmi Mustafa dhe dr. Skender Destani për revokimin e tij nga posti i kryetarit të komunës. Më tej Riza Halimi kësaj here ka përdorur po të njejtët aktorë të PDSH-së (tash Grupi i larguar PDSH) dhe BDL të cilët ishin iniciator dhe shkakëtarë për largimin e tij dhe mbetjen në opozit për më shumë se një dekade.

Në zgjedhjet e prillit 2016 PDSH-ja është shpallur Partia më e madhe në Luginë me gjithsej 14 këshilltarë, APN si Parti e dytë me 11 këshilltarë, PVD partia e tretë me 10 këshilltarë, BDL me 768 vota dhe 2 këshilltarë si dhe UDSH me 647 vota dhe 1 këshilltarë. Asambleja komunale e Komunës së Preshevës ka gjithsej 38 këshilltarë, ndërsa mosmarrveshjet brenda partiake e PDSH-së si parti më e madhë në Komunë kanë bërë që një grup prej 9 këshilltarëve të largohen nga PDSH-ja. Ashtu që PDSH-ja dhe kryetari Ragmi Mustafa të përfundojë faktikisht me vetëm 5 këshilltarë në asamblenë komunale të konstituar në Prill të vitit 2016.

Për konstituimin e kuvendit të ri të udhëhequr nga PVD dhe Riza Halimi nevojitet gjithsej 20 këshilltarë, së bashku me UDSH (1), BDL (2) dhe Grupin e larguar nga PDSH (9), PVD-ja arrinë numrin e mjatueshem prej 20 këshilltarëve që mundësonë konstituimin e Kuvendit të ri.

Ky koalicion qeverisës i ri do të marrë forma të njohura për opinion e gjerë të Komunës së Preshevës, pasi shumica e funksionarëve të këtyre partive kanë ndarë pushtetin e përbashkët në konstilacione të ndryshme në dekadat e kaluara (PVD-PDSH, BDL-PDSH-RD). Partia për Veprim Demokratik PVD ka paraparë që në koalicionin e ri të ndajë postin e kryetarit dhe ndihmës kryetarit të Komunës. Sipas informatave brenda PVD-së në qoftë se Riza Halimi vendos që posti i kryetarit ti mbetet Ardita Sinanit, me gjitha gjasat Xhelal Memeti (tani zv.kryetar i Komunës) do të kundërshtojë atë dhe do të humbin disa këshilltarë për konstituimin e Kuvendit të ri.

Sidoqoftë analistet e pavarur për Koalicionin e ri qeverises ndajnë një notë jo të mirë dhe instabile, pasi akterët politik janë të njohur për mosmarrevshje, duke theksuar si shembull rivaliteti dhe „luftërat“ verbale dhe fizike të Kryetarit të PVD-së Riza Halimi dhe atij të BDL-së dr.Skender Destani (ish funksionarë i lartë i PVD-së). /presheva.com/