Gani Gërmia dhe Lumbardhi e vazhdojnë debatin me njëri-tjetrin: Ke dalë keq, nuk doja të të provokoja – Telegrafi

0
44

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 2 , Gani Gërmia dhe Lumbardhi kanë vazhduar të debatojnë mes vete për debatin që ndodhi gjatë të dielës (26 nëntor).

Dyshja kanë tentuar të sqarohen, por kanë nxitur edhe një tjetër përplasje me njëri-tjetrin.

Lumbardhi i tha Ganisë se nuk ka dashur që ai të dal keq në publik dhe se iu ka dhimbsur kur për reagimet.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Unë nuk kam dashur të të provokoj, edhe pse është e drejta ime, por ti e ke qitë veten keq, nëse ajo është mënyra e kulturës tënde duke goditu në rregull, por mënyra ime me u shpreh është me dal vet, eci, qetësona, nuk i gjuhem njeriut para fytyrës edhe aty të respektova, nuk e thash asnjë fjalë”, tha mes tjerash Lumbardhi.

Ndërsa, Ganiu iu përgjigj duke i thënë se derisa nuk e ka goditur, ai ka të drejtë të flas e debatoi me tone të larta.

“Kur bëhet fjalë për një çështje që ka pasur të bëjë me moralin tim, unë e kalli krejt. Unë kam të drejt mos me të godit ty, qajo më qet keq mua, a që e thej unë një gjë, e që bërtas, këso gajle ishalla kam gjithë”, tha Gania.

Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në ‘Prime’ të sotëm (e hënë), pasi Gani Gërmia ka paralajmëruar se do të mund të largohet nga BBVK. /Telegrafi/