SHPËRNDAJE

Facebook ka lëshuar aplikacionin e vet për video VR 360 shkallë, ka bërë të ditur vetë kompania.
Ky aplikacion nuk është version i plotë i ri i rrjetit social, ndërsa do të shfaqë foto e video 360 shkallë nga faqja kryesore (timeline) e përdoruesve, nga smartfoni dhe kompjuterët.

Përdoruesit do të mund të pëlqejnë videot apo mund të shpërndajë vetë ato në Facebook.

Praktikisht, kjo nuk është krejtësisht e re, pasi video 360 shkallë në Facebook kanë mundur të postohen nga aplikacioni Gear VR, e cila është nën pronësi të Oculus, e të cilën e ka në pronësi Facebook.