Ishte në kërkim nga policia, arrestohet në Prizren Xhevdet Selimi – Telegrafi

0
36

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Xhevdet Selimin, i cili ishte në kërkim nga autoritetet.

Arrestimi i tij është bërë falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Më datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, bëhet e ditur në njoftim.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim. /Telegrafi/