SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
“O nizam” mban titullin kënga e shkruar me vargje dhe muzikë nga populli, ndërsa është riorkestruar nga kompozitori Nexhat Mujovi – Wirusi.

Kënga është me motive patriotike, dhe si e tillë i është përshtatur edhe një klip, i cili është xhiruar në disa lokacione kulturore në Kosovë.

Për këtë pjesë është kujdesur produksioni i njohur EMF Creative.