SHPËRNDAJE

Policia në Gjermani kanë thënë se sulmi i kryer nga kosovari 36-vjeçar në stacionin e metrosë në Dusseldorf, nuk është sulm me prapavijë terroriste.
Personi në fjalë, i identifikuar nga mediat gjermane si Fatmir H., mirëpo ky identitet ende nuk është konfirmuar nga vetë policia, thuhet se ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik, pasi është vlerësuar se mund të bëjë vetëvrasje, transmeton Gazeta Express.

Kosovari policisë: Sulmin e kreva vetë, nuk më shtyu askush

Sipas informacioneve te gazetës gjermane “Del Spiegel”, i dyshuari Fatmir H., iu ka thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe ka shpresuar se gjatë sulmit policia do ta vrasë.

“Ai ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik, pasi është vlerësuar se mund të bëjë vetëvrasje”, raporton “Rheinische Post”, transmeton Gazeta Express.

Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.

Gazeta Express ka kontaktuar me policinë në Dusseldorf, por nuk kanë pranuar të konfirmojnë identitetin e të dyshuarit, pasi kanë thënë se s’mund ta bëjnë këtë para konferencës për media, e cila do të mbahet në orën 13:00.

Sipas mediave gjermane, i identifikuar si Fatmir H., plagosi 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë. Tre prej të plagosurve thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.