SHPËRNDAJE

Ashtu siç është raportuar javë më parë në presheva.com, manovrimet dhe makinacionet politike të Riza Halimit (PVD) janë realizuar në seancen e parë të kuvendit komunal të konvokuar më 10 mars 2017. Në këtë seancë është shqyrtuar dhe miratuar propozimi mbi shkarkimin e kryetarit të Komunës së Presheves Shqiprim Arifi me 22 këshilltarë prezent nga gjithsej 38 keshilltarë të asamblesë komunale.

Koalicioni i përbërë nga PVD, BDL, UDSH si dhe grupi i PDSH-së i kryesuar nga Talat Arifi janë dakorduar për pushtetin e rradhës të kryesuar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani (PVD) si dhe kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu nga Grupi i PDSH-së Talat Arifi.

Vendimi i Riza Halimit PVD për ndërrimin e partnerit qeverisës APN me BDL të Skender Destanit, UDSH të Naser Azirit si dhe grupit të PDSH Talat Arifit ka hasur në revoltë të ashpër sidomos nga simpatizantët dhe aktivistet e PVD-së kundër kryetarit Riza Halimi, këshilltarët e PVD-së në kuvend si dhe funksionarët tjerë të kësaj partie. Nga komentet në webaqet sociale të portaleve luginase si dhe shprehjet e lira të qytetarëve vërehet një refuzim i ashpër dhe agresiv ndaj partisë së tyre PVD. Vetëm në dy ditët e fundit në Facebookin e presheva.com kemi regjistruar rreth 2500 komente kryesisht kundër manovrimeve dhe makinacioneve politike të kryetarit të PVD-së Riza Halimi.

Webfaqja sociale në Facebook e PVD-së është shfrytëzuar nga simpatizantët për kundërshtimin e koalicionit duke quajtuar atë tradhëti dhe duke i`u përkujtuar se çka kishte premtuar PVD-ja në fushatën e vitit 2016. Disa prej tyre njoftojn funksionarët e PVD-së se që nga themelimi i kësaj partije kanë përkrahur dhe votuar për PVD, kurse në të ardhmën nuk do ta votojnë më ate. Sipas burimeve të presheva.com disa nga komentet negative janë shlyer nga administatori i facebookit të partisë në fjalë.

Kjo revoltë e bazës së votuesve të PVD-së vjenë pasi në fushatën parazgjedhore të vitit 2016, Riza Halimi si dhe kandidatët për këshilltarë pranë PVD-së kanë premtuar se gjithsesi nuk do të formojnë koalicion qeverisës me PDSH-në. Në zgjedhjet e vitit të kaluar kryetari i PVD-së i ka motivuar aktivistët dhe simpatizantët e tyre duke quajtuar pushtetarët e atëhershëm të PDSH-së «tramp, keqbërës, falsifikator» ndërsa nga kandidatët tjerë janë përdorur slogane si «nuk ka paterica, nuk ka kanilla», «Presheva ka shumë Ragmija, shumë Skendera dhe shumë Ramiza të gjithë këta duhet të shkojnë në shtëpi». Kjo siç duket ishte oferta kryesore e PVD-së që është pranuar nga simpatizantët e tyre, gjë që është thyer me ndryshimet e partnerit koalicionar.

Formimi i koalicionit të ri qeverisës PVD, BDL, UDSH si dhe grupit PDSH të kryesuar nga Talat Arifi ka hasur në interesim të madhë në presheva.com nga opinioni i gjerë në Luginë, Kosovë, Shqipëri dhe anembanë botës ku jetojn bashkatdhetarët tanë, ku përmes faqes sociale Facebook kemi arritur rreth 500`000 mijë persona, ndërsa transemetimin Live (si dhe videot e dy ditëve të fundit) nga Kuvendi Komunal janë shikuar rreth 90 mijë herë. /presheva.com/