Ronaldo fiton penallti por i thotë gjyqtarit se nuk ishte faull – Telegrafi

0
36

Cristiano Ronaldo bëri një akt të jashtëzakonshëm sportiv në ndeshjen që po zhvillohet mes Al-Nassr dhe Persepolis në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ekipi i Luis Castros ka mirëpritur ekipin iranian në “Al Aëëal Park” për ndeshjen e parafundit në grupin E dhe mund të kishin marrë avantazhin kur Ronaldo fitoi penallti në minutat e para të ndeshjes.

Lojtarët e ekipit kundërshtar menjëherë protestuan vendimin e gjyqtarit por befasisht Ronaldo u afrua tek gjyqtari dhe i bëri me dije se nuk ishte faull.

Ai bëri me gisht në drejtim të gjyqtarit dhe u vërejt duke thënë “Nuk ishte penallti”.

Sidoqoftë, gjyqtari për të qenë më korrekt shkoi në monitorin e VAR-it ku më pas mori vendimin se nuk ishte penallti.

Al Nassr kanë 13 pikë në grup dhe tashmë kanë siguruar kualifikimin tutje me Ronaldon që ka qenë autor i tre golave në këtë kompeticion./Telegrafi/