Real Madrid dëshiron të rinovoj kontratën e Ancelottit para Krishtlindjeve – Telegrafi

0
46

Ka pasur shumë thashetheme sa i përket të ardhmes së trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti gjatë muajve të fundit.

Tekniku 64-vjeçar është lidhur shumë me një kalim tek kombëtarja e Brazilit, që vazhdojnë të jenë optimist për ardhjen e tij pavarësisht faktit se italiani e ka distancuar veten nga këto lajme.

Së fundmi është thënë se Real Madridi dëshiron që t’i ofrojë Ancelottit një kontratë të re dhe ta mbajë atë edhe për disa sezone.

Tani, gazetari Sergio Santos ka raportuar se rinovimi i kontratës së Ancelottit është vetëm çështje javësh.

Siç thotë raporti, Real Madridi dëshiron që Ancelotti të mbetet trajneri i tyre për sezonin e ardhshëm dhe kanë filluar bisedimet për të zgjatur bashkëpunimin edhe për dy vite tjera.

Plani i “Los Blancos” gjithmonë ka qenë që në një fazë të sezonit të hapen bisedimet e rinovimit të kontratës dhe të bëhet një vlerësim i gjendjes së ekipit dhe mund të themi se gjërat po shkojnë mjaft mirë për madrilenët deri më tani, përkundër lëndimeve të shumta.

Real Madridi janë momentalisht në La Liga dhe kanë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë këtë edicion, teksa janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Verën që lamë pas, presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, me shumë vetëbesim tha se Ancelotti do të jetë në krye të Brazilit në Copa America 2024, gjë që shtyu zyrtarët e Real Madridit për të mbajtur një takim me italianin për të diskutuar situatën.

Ancelotti në atë takim e kishte konfirmuar se nuk ka asgjë të vërtetë në këto raportime dhe se mbetet i fokusuar në punën e tij tek Real Madridi./Telegrafi/