SHPËRNDAJE

Phil Neville beson se David de Gea është portieri më i mirë në botë
Legjenda e Manchester Unitedit, Phil Neville ka lavdëruar portierin e Manchester Unitedit, David de Gea, i cili po bën disa pritje fantastike ndaj Chelseat.

Ai tha se asnjë portier për momentin nuk është më i mirë se spanjolli.

“Unë nuk e shoh asnjë më të mirë. Manuel Neuer është klas botëror, por për mua De Gea është më i miri”, ka shkruar Neville.