SHPËRNDAJE

Andre Pirlo beson se Antonio Conte është trajneri më i mirë në botë
Mesfushori italian, Andrea Pirlo ka lavdëruar trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, për të cilin thotë se është gjeni dhe trajneri më i mirë në botë.

Ai tregoi se si Conte punon çdo moment për të përmirësuar skuadrën dhe merret edhe me detajet më të vogla.

“Conte për mua është trajneri më i mirë në botë, sepse ai është gjeni. Ai punon çdo ditë, çdo moment për futbollin, për skuadrën, merret me detajet më të vogla në fushë dhe jashtë saj”, tha Pirlo për Omnisport.