SHPËRNDAJE

Një 67 vjeçare nga Tessini në Zvicër ka ndërruar jetë natën mes së hënës dhe së martës nga një aksident frontal në një nga tunelet e Mosix, shkruan bluewin.ch. 26 vjeçari që shkaktoi aksidentin mori plagë të lehta.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën A13 gjatë kohës kur 26 vjeçari udhëtonte drejt veriut kur në tunelin San Fedele në Roveredo, për arsye të paqarta mori drejtimin e kundërt të vozitjes.

Në këto momente ai përplaset frontalisht me veturën e 67 vjeçares, që mori plagë të rënda prej të cilave ndërroi jetë. I plagosuri lehtë është dërguar për në spitalin e Bellinzona, San Giovanni, ndërsa i është shqiptuar edhe masa e paraburgimit. 26 vjeçari me origjinë është nga Shqipëria. Si pasojë e aksidentit të lartëpërmendur magjistralja mbeti e bllokuar për katër orë.