SHPËRNDAJE

Siç edhe pritej, Paco Alcacer sezonin e ardhshëm me siguri se do të shitet, duke u bazuar në minutat që luan.

Barcelona po ka problem me sulmuesin e katërt që prej kur u largua Pedro Rodriguez, asnjë sulmues nuk arriti të vërtetoj rolin e parë rezervë pas trios MSN.

Sezonin e kaluar shansën e kishin Munir El Hadadi dhe Sandro Ramirez ndërsa këtë sezonë Paco Alcacer.

Sulmuesi 30 milionës i Valencia nuk ka treguar asgjë, ka shenuar vetëm 3 gola në të gjitha garime në 18 ndeshje të luajtura dhe kryesisht ka hy në lojë si rezervë.

Kjo ka detyruar drejtuesit e Barcelonës të kërkojnë sulmues të ri, ndërsa mediet spanjolle shkruajnë se shënjestra është golgeteri i Torinos Andrea Belotti.

Ky 22 vjeçar po shkëlqen me fanellën e Torinos dhe ka shenuar 22 gola në Seria A.

Torino nuk do ta shesë nën 70 milionë euro çka mund të jetë shumë për një sulmues i planit B.

Belotti është golshenuesi i dytë për garën e “Këpucës së artë” në Evropë.