SHPËRNDAJE

Neymar është lideri i përfaqësueses aktuale të Brazilit, por një ish-lojtar i Selecao-s mendon se ai nuk do të ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës në vitin 1970.

Gerson de Oliveira Nunes, tashmë 70 vjeçar, sugjeron se as në stolin e rezervave të atij ekipi të jashtëzakonshëm nuk do të kishte vend për Neymar.

“Nuk do të kishte vend për Neymar. Në vendin e kujt do të luante? Ai nuk do të zinte vendin e Rivellino. As të Pele. A do të futej në vend të Tostao? Apo Jairzinho? As në mesin e fushës nuk do të kishte vend për të.

Ne kishim Caju, një talent i madh. Ai lunte shpesh si numër 10 në mesfushë. Ai ishte talent i pastër. Ai ishte brilant kudo që luante dhe ishte një rezervë. Kështu që nuk e di nëse Neymar do të kishte një vend në stolin e atij ekipi”, tha Gerson.