SHPËRNDAJE

Qëndrimi ditor për njërin fëmijë në entin parashkollor “Gëzimi ynë” në Bujanoc në nivel mujor prindërit paguajnë 2600 dinarë për fëmiun e parë , për të dytin 20% më pak apo 2080 dinarë dhe nëse edhe fëmiun e tretë e kanë në çerdhe ai do të vijoj pa pagesë, ka thënë për medie pedagogu i këtij institucioni Vesna Aleksiq, transmeton presheva.com.

Për fëmiun e tretë nëse vetëm ai është vijon entin, atherë prindërit do të paguajnë 1300 dinarë dhe i katërti dhe të tjerët me radhë vijojnë pa pagesë.

Për ata që përdorin ndihmë materiale do të paguhet 50% apo 1300 dinarë. Çmimi gjysmëditor paguhet 900 dinarë ndërsa për fëmijët parashkollor për tërë ditën paguhen 2080 dinarë./presheva.com/