SHPËRNDAJE

Punimet e diplomave kanë filluar të shndërrohen në biznes për persona të caktuar, të cilët përmes faqeve të hapura në rrjete të ndryshme sociale po i ofrojnë ato me pagesë.
Mjafton të paguash rreth 100 euro për të marrë një punim diplome të nivelit bachelor dhe 150 euro për një diplomë të nivelit master, shkruan sot Koha Ditore.

Policia nuk ka shifra për ndonjë të dyshuar për raste të tilla dhe thotë që as nga Inspektorati Arsimor nuk janë njoftuar rreth këtij problemi.

E njohësit e çështjeve të arsimit vlerësojnë se kjo tregon për brishtësinë në sistemin e arsimit të lartë, ku tema e diplomës më shumë shihet si obligim administrativ, sesa kontribut në njohuri për t’u dhënë nga studentët…