SHPËRNDAJE

Rrepa e bardhë luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmin tonë.

Ajo ka përmbajtje të shumta të lëndëve minerale dhe nga funksionet kryesore të saj janë pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizmit.

Përmban shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin.

Si rrjedhojë e pastrimit të zorrëve rregullohet lëkura dhe zhduken puçrrat në fytyrë.

Parandalon kancerin

Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë pra edhe rolin e parandalimit të kancerit.

Ruan freskinë e lëkurës

Përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

Shtimi i oreksit

Përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.