SHPËRNDAJE

Bersant Celina ndjen se është gati për ta bërë hapin e radhës në karrierë.
“E kam fituar një vit eksperience këtu, por kjo nuk është ligë e nivelit tim. Mendoj se jam i gatshëm për një garë më të rëndësishme”, ka thënë ish-përfaqësuesi i të rinjve të Norvegjisë për të përditshmen norvegjeze “Aftonposten”

Ai shpreson të luajë prapë në Ligën Premier, por ka edhe opsione tjera, në rast se City nuk e kthen në skuadër apo skuadrat tjera angleze nuk e duan.

“Do të shkoja me kënaqësi për të luajtur në Itali, Spanjë, Gjermani apo edhe në Francë”, nënvizoi Celina.

“Nuk kam plan të rri në Holandë. Plani im është të kthehem në City, por të shohim se çka do të ndodhë”, përfundoi ai.