SHPËRNDAJE

Para 72 viteve në Miratoc ishte hapur shkolla shqipe me merin e herit Preshevar Abdulla Krashnica. E sot kjo shkollë më një program kulturo – artistik ka shënuar këtë përvjetor duke çmuar lart kontributin e të gjithë mësimdhënësve të kësaj shkolle.

Shkolla fillore “ Abdulla Krashnica me një manifestim kulturo artistik ka shënuar 72 vjetorin e saj.

Programi është hapur me këngën të interpretuar nga kori i shkollës nën përkujdesjen e arsimtarit të muzikës Sali Rrustemi.

Ndërkaq drejtori i shkollës magjistër Gafur Hyseni pasi ka përshëndetur të pranishmit , ka thënë se kjo shkollë me krenari mban emrin e një luftëtari dhe çlirimtari siç ishte Abdulla Krashnica. Sipas drejtorit Hyseni vizioni përparimtar i heroit Preshevar vuri vulën e ardhmërisë me rastin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Villën Letafet të Abdulla Veliut. E kjo shkollë me emrin që mban sot u pagëzua më 29 shtator të vitit 1959. Drejtori Hyseni ka thënë se nga kjo vatër e dijes kanë dalë shumë kuadro që kanë dhënë dh epo japin kontribut të madh në çështjen e arsimit por dhe vlerave kombëtare.
Por drejtori i kësaj shkolle para të pranishmëve ka shprehur edhe brengën e zbrazjet së fshatit por dhe rënia e numri të nxënësve.

Ndërkaq programi ka vazhduar me poezi, ekzekutim të instrumenteve, skeçe humoristike, këngë e valle./presheva.com/