SHPËRNDAJE

Doganierët në vendkalimin kufitar Merdarë kanë ndaluar tentim kontrabandimin e një sasie të madhe të barërave dhe material për ujësjellës me vlerë rreth 5000 euro, transmeton presheva.com.

Kundërvajtja është zbuluar kur rreth orës 18:30 nga drejtimi i Kurshumlisë për kontrollë ka arritur vetura e tipit “Volvo” me targa gjermane me të cilin për Prishtinë po udhëtonin 2 Kosovar, njëri me shtetësi gjermane tjetri me dokumenta të rregullta kosovare.

Gjatë pyetjes se çfarë ka për të lajmëruar, shoferi i ka thënë doganierit sse ka një sasi të matësve të sasisë së ujit për të cilën ka edhe llogari.


Mirëpo, gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar se në veturë ka më shumë paketime, ku janë gjetur 762 kuti me barëra të ndryshme me mbi 11.000 tableta pa asnjë dokument.

Doganierët kanë gjetur edhe 81 ujë matësa, 55 ventilues, 23 mekanizma të orës dhe 10 xhama të ujëmatësve./presheva.com/