SHPËRNDAJE

Në vazhdimin e seancës së parë të Kuvendit komunal ku ishin të paraparë zgjedhje anatarëve të këshillit komunal, janë zhvilluar debate të ashpra ndërmjet kryetarit të PDSH Ragmi Mustafa dhe grupit të këshilltarëve, raporton presheva.com.

Kryetari Mustafa ka përsëritur kërkesën e PDSH që këta këshilltarë të grupit qeverisës të kthejnë mandatin e këshilltarit komunal.

“Ju keni vetëm 1600 vota dhe nuk përfaqësoni elektoratin e PDSH-së. Ju duhet të ktheni mandatin.” ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se PDSH do të shqyrtoj seriozisht pjesmarrjen e tyre në seancat e Kuvendit komunal.

Seancën e plotë mund ta ndiqni në faqen tonë të Facebook./presheva.com/