
Sulmuesi preshevar i Sheffield Wendsday Atdhe Nuhiu tashmë zyrtarisht do të jetë sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.
Ai këtë lajm i ka konfirmuar portalit Presheva.com, dhe tashmë Presheva do të ketë edhe sulmuesin e saj më të mirë që do të tregoj talentin e tij për përfaqësuesen e Kosovës.
Ai nëpërmjet portalit presheva.com ka përshëndet të gjithë futbolldashësit nga Lugina e Preshevës duke premtuar ndeshje të mira dhe suksese me përfaqësuesen.
Atdhe Nuhiu do të debutoj me Kosovën në ndeshje kundër Islandës me 24 mars në ora 20:45 që do të luhet në Shkodër!
Suksese Atdhe të dëshiron e tërë Lugina! /presheva.com/