SHPËRNDAJE

Në vazhdimin e seancës së parë të vitit 2017 të mbajtur më 20 mars janë zgjedhur anëtarët e këshillit komunal të propozuar nga kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani. Që nga formimi i koalicionit qeverisës në mes PVD, BDL, UDSH dhe Grupit të PDSH Telat Arifi, ka marrur pjesë edhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa së bashku me tre këshilltarë tjerë të cilët nuk janë pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës. Kjo ishte arsyja pse në këtë seancë pati përplasje dhe debate të nxehta posaqërisht në mes këshilltarëve të ndarë të PDSH-së, transmeton presheva.com.

Shpat Aliu nga rradhet e PDSH-së (Ragmi Mustafa) ka akuzuar këshilltarët e pranishëm të PVD-së, BDL-së dhe UDSH-së si dhe Grupit të PDSH-së të kryesuar nga Telat Arifi se kanë propozuar familjarë për anëtarë të Këshillit Komunal. «Këtu nuk bëhet fjalë për interesat e qytetarit, por interesat personale të ngushta të këshilltarëve » ka theksuar Aliu duke shtuar se do ta shqyrtoj vendimin e tij për pjesëmarrje në seancat e ardhëshme të Kuvendit Komunal. Ai ka akuzuar këshilltarët se kanë propozuar «gruan, vëllaun» për anëtarë të këshillit komunal, që sipas tijë është interes i dorës së parë i personave të caktuar.

Ndërsa kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa i ka akuzuar dy këshilltare të grupit të PDSH-së (Telat Arifi) gjegjësisht këshilltaren Arbenita Ibishi dhe Teuta Rexhepi se kanë vetëm 190 dhe 211 vota në zgjedhjet e fundit lokale dhe se sipas tij « nësë mendoni se 5500 votues për juve dyja janë angazhuar që t`ju krijojnë një komoditet të hyni edhe nepotizem familjarë kjo nuk është në rregull». Sipas Mustafës dhjetë këshilltarët që janë larguar nga PDSH përbëjnë gjithsej 1600 vota kurse 4000 votues tjerë nuk janë pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës, gjë që sipas tij koalicioni aktual qeverisës nuk ka legjimitet. Mustafa ka vazhduar «Ju jeni të moshës së re dhe do ta humbni përfundimisht karrieren tuaj politike por edhe të qenurit në institucione të pushtetit vendor në të ardhmen» duke i sygjeruar grupit të PDSH-së të japin dorëheqje nga anëtarësia e këshilltarit komunal të kuvendit të Preshevës. Ragmi Mustafa me grupin e tij kanë lëshuar seancën ende pa u mbyllur ajo nga kryetari i kuvendit Sami Salihu.

Seanca e parë, pjesa e tretë vazhdohet në ditët e ardhëshme, pasi në rendin e ditës kryetarja e Komunes Ardita Sinani nuk ka dhënë propozim për zv. Kryetarë të Komunës./presheva.com/