Të bllokuar që prej 12 nëntorit/ Nxirren nga tuneli 13 nga 41 punëtorët

0
50

13 nga 41 punëtorët e bllokuar në një tunel në veri të Indisë janë shpëtuar.

Këtë e ka konfirmuar për CNN oficeri i informacionit të qarkut qeveritar Kirti Panwar.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan Pushkar Singh Dhami, kryeministër i shtetit Uttarakhand duke takuar punëtorët, të cilët dukej se ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Burrat kanë mbetur të bllokuar që prej 12 nëntorit, kur pjesa e tunelit që ata po ndërtonin në shtetin verior të Indisë Uttarakhand u shemb duke bllokuar daljen e tyre të vetme me më shumë se 60 metra gurë, beton dhe metal.

Ekipet e shpëtimit gjithashtu po shponin në të njëjtën kohë për poshtë nëpër terrenin e paqëndrueshëm malor si një mënyrë mbështetëse për të arritur njerëzit e bllokuar. Por në fund plani fillestar doli i suksesshëm.

Të gjithë punëtorë emigrantë nga disa prej shteteve më të varfra të Indisë kanë marrë ushqim, ujë dhe oksigjen përmes një tubi 53 metra që është futur nëpër mbeturinat. Autoritetet thonë se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjekët në terren kanë mbajtur kontakte të rregullta me burrat brenda, duke u dhënë atyre këshilla se si të qëndrojnë pozitivë dhe të qetë.

Familjet e tyre janë mbledhur në dalje të tunelit çdo ditë për t’u lutur për kthimin e tyre të sigurt.

Tuneli është pjesë e rrugës së autostradës Char Dham të kryeministrit indian Narendra Modi, një projekt i diskutueshëm disa milionë dollarësh.


Top Channel