Urimet e VIP-ave shqiptarë për 111-vjetorin e Pavarësisë

0
60

Në këtë 28 Nëntor, nuk mund të mungonin urimet e VIP-ave shqiptarë në rrjetet e tyre sociale.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka postuar në “insta story” një foto nga darka e mbrëmjes së kaluar në Kosovë organizuar nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për të festuar në prag të Ditës së Flamurit, jo vetëm arritjet e panumërta të Ritës, por edhe të shqiptarëve të tjerë.

Në këtë postim duket  simboli i shqiponjës dykrenare, i cili është përdorur si element dekori ndërsa Rita shkruan: Gëzuar ditën e Pavarësisë Shqipëri!

 

Elvana Gjata ka uruar gjithashtu duke postuar, krahas fotografisë së flamurit dhe këngës së saj kushtuar Shqipërisë, edhe një dedikim: Gëzuar pavarësinë vendi im! Dashuri pa kushte!

Këngëtarja do të performojë mbrëmjen e 29 Nëntorit, në koncertin që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në “Natën e Bardhë”, një koncert që zhvillohet çdo vit në po të njëjtën datë.

 

Nuk mund të mungonte edhe urimi i dyshes shumë të dashur për publikun, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Në rrjetet e tyre sociale, Luizi ka postur një fotografi nga Big Brother Vip 2 ku ai mban veshur fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit ndërsa Kiara ka ripostuar urimin e Top Channel duke shkruar: Gëzuar 111 vite Pavarësi Shqipëri!

 

“Gëzuar Shqipëri”, thotë moderatorja Arbana Osmani e cila ka postuar në instagramin e saj një fotografi nga stadiumi teksa mbante veshur bluzën e ekipit shqiptar.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj nëpërmjet disa videove ku tregon vajzën e saj Ajkën të veshur me një kostum popullor, shkruan: Urime 111 vjetorin, kombi më i motçëm!

Edhe Ylli Limani në rrjetet e tij sociale, i ka dedikuar disa rreshta Shqipërisë dhe jo vetëm. “Sot, Shqipëria jonë feston 111 vjetorin e pavarësisë, është ditëlindja e komandant Adem Jasharit si dhe është 26 vjetori i daljes së parë në skenë të UÇK-së”, shkruan këngëtari.

Ndërsa Alban Skënderaj ka uruar me një video ku ishte i ftuar në “Më Lër të Flas” me fjalët “Mbylli sytë gjej energjinë”.


Top Channel