SHPËRNDAJE

Pas disa vitesh, “Facebook” po e përvetëson veçorinë e GIF (imazheve të animuara).

Duke filluar prej javës së ardhshme, Facebook do të fillojë testimin e një butoni GIF që i lejon përdoruesit të postojnë GIF nga shërbime si Giphy dhe Tenor si komente, thotë një burim i TechCrunch.

Së pari ky buton i GIF-eve në komente do t’iu shfaqet një numri të vogël të përdoruesve të Facebook, por më pas do të lëshohet për të gjithë.

Butoni do të funksionojë njëlloj si butoni GIF në Messenger, duke u mundësuar përdoruesve që të shfletojnë GIF-at më të popullarizuar.