SHPËRNDAJE

Tani nuk do të jetë më problem për të gjetur vendin se ku e keni parkuar makinën, pasi google sjell risinë e fundit.

Të gjithëve na rastis që ta harrojmë vendin ku kemi parkuar makinën, duke u zhytur në përditshmëri, në vrullin e punës.

Google maps sjell zgjidhjen e problemit për në qendrat e mëdha tregtare ku mund t’ju duhen me minuta të tëra për të gjetur vendin ku keni parkuar.

Kështu me versionin Beta të aplikacionit Google Maps ky problem është zgjidhur. Kini parasysh që aplikacioni duhet të jetë përditësuar me versionin e tij më të fundit.

Gjithçka që duhet të bëni është të shtypni pikën blu dhe të zgjidhni opsionin “Ruaj parkimin tënd”. Për momentin ky opsion është i zbatueshëm vetëm për telefonat Android.