Marrëveshja e armëpushimit, Izraeli: 30 palestinezë janë liruar nga burgu

0
79

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit (IPS) ka konfirmuar se 30 palestinezë janë liruar sipas marrëveshjes së armëpushimit.

IPS deklaroi se të gjithë të burgosurit u liruan nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor dhe Qendra e Paraburgimit të Jerusalemit. Mes të liruarve ishin 30 burra dhe gra.

Më herët, Katari tha se 30 të burgosurit që do të liroheshin përfshinin 15 gra dhe 15 të mitur.

Ata do t’u bashkohen 150 palestinezëve të tjerë, kryesisht gra dhe djem adoleshentë, të cilët deri më tani janë liruar nga burgjet izraelite që nga e premtja si pjesë e armëpushimit.

Të burgosurit u zgjodhën nga një listë origjinale prej 300 palestinezësh të përpiluar nga Izraeli – të akuzuar për një sërë veprash, nga gjuajtja e gurëve deri te nxitja në tentativë për vrasje. Më pak se një e katërta e atyre që ishin në listë ishin dënuar – shumica dërrmuese po mbaheshin në paraburgim në pritje të gjykimit.


Top Channel