SHPËRNDAJE

Përpos telefonave Samsung Galaxy S8 dhe S8+, gjiganti jugkorean sot ka lansuar edhe kamerën e re 360 shkallëshe dhe pajisjen për Realitetin Virtual “Gear”.

Gear VR

Kjo pajisje ka qenë në treg edhe më parë, por është përditësuar për t’u përshtatur me telefonat e rinj. Telefonat e rinj janë të mëdhenj mjaftueshëm për t’u përshtatur shumë mirë me pajisjen e re. Gear VR i ri do të dalë në shitje më 21 prill dhe kushton 129 dollarë.


Gear 360

Kamera e re Gear 360 shkallësh lejon incizimin e videove në kualitet 4K. Përmes saj tani mund të bëhen video-direkte në rrjete sociale dhe në uebfaqen e videove YouTube. Bateria e Gear 360 është më e madhe dhe e gjithë pajisja kushton rreth 350 dollarë, e vjen në tremujorin e dytë të vitit.