Nurellari: Takimi Rama-Kurti në Vlorë, një hipokrizi – Telegrafi

0
102

“Hipokrizi” e ka konsideruar politologu Adri Nurellari shtrëngimin e duarve mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut nga Kosova Albin Kurti në Vlorë, ku ishin në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë.

Në RTSH, Nurellari u shpreh se realiteti i marrëdhënieve mes dy vendeve është tërësisht i ndryshëm, teksa deklaroi se raporti Tiranë-Prishtinë ka qenë jo i mirë në 10 vitet e fundit.

“Ka një dispropocion të thellë me jetën e përditshme dhe duket si farsë, ky parakalim alla 1-Maji, me këtë lloj demonstrimi, ndërkohë që ne kemi dy qeveri që janë majë-majë për ego personale të dy kryeministrave si Tirana dhe Prishtina”.

“Është një raport thelbësorë për interesin kombëtar dhe do të duhet që më sforco në të tilla ditë me u takuar sepse zakonisht nuk bashkëpunojnë dhe kemi një 10-vjeçar të dëmshëm të raporti Tiranë-Prishtinë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për Kurtin. Kjo duket një hipokrizi”, u shpreh ai.