Vranët dhe me shi, në viset malore edhe borë – Telegrafi

0
55

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërkaq në viset e larta edhe reshje bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes  dhe jugperëndimit e lehtë deri  mesatare.

Apelohet te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, për shkak se rrugët janë të rrëshqitshme dhe me ngrica, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të ditës. /Telegrafi/