SHPËRNDAJE

Nëse faqja e të rejave në Facebook po ju duket më e gjallë dhe më piktoreske, ka një arsye: Kompania është “e etur” për përmbajtjen tuaj personale.
Facebook ka lansuar këto ditë një mënyrë të re për të postuar statuse. Shkruani diçka në kutinë e “What’s on your mind?” dhe do t’ju shfaqet një set ngjyrash për të zgjedhur ngjyrën për tekstin.

Veçoria ishte tashmë në Android, por tani ka ardhur edhe në iOS dhe desktop.

Një zëdhënës i Facebook e konfirmoi për Mashable se shumica e përdoruesve përreth botës tashmë e kanë këtë veçori.