SHPËRNDAJE

Gazetari i njohur i Top Channel, Idro Seferi, i cili tash e një kohë jeton dhe punon në Beograd, ka bërë një raportim në gjuhën shqipe para trupës tradicionale serbe me bori, në shtabin e Partisë Progresiste, pas fitores së Aleksandër Vuciqit në zgjedhjet presidenciale.
Presidenti i zgjedhur Vuciq, mbajti fjalimin e tij në shtabin e partisë progresiste të Serbisë në praninë e shumë mediave të vendit dhe ndërkombëtare, dhe menjëherë më pas aty u futën në skenë grupet tradicionale të muzikës serbe me bori, të cilët intonuan këngë tradicionale serbe të Bozhurëve të Kosovës, por edhe këngë qytetare serbe.

Derisa po intononin këngën “Ej dragi dragi, bozhurove sadi”, gazetari Seferi, hyn në kuadro dhe bënë prezantimin e tij, duke bërë edhe një krahasim të votave në mes të Vuciqit dhe Sllobodan Millosheviqit.

“Aleksandër Vuçiq, është kandidati serb i cili ka fituar më së shumti vota që nga koha e Sllobodan Millosheviqit. Ai premtoi se do ta ndryshoj Serbinë dhe do të ketë marrëdhënie më të mira me rajonin”, thotë Seferi në raportimin e tij.

Për më shumë, mund ta shikoni videon më poshtë dhe raportimin e Idro Seferit.