SHPËRNDAJE

Ekspertja e kozmetikës Abigail Jenkins, e cila kujdeset për bukurinë e shumë personaliteteve të famshme të Hollywoodit, ka zbuluar sekretin e madh. Fjala është për lëngun i cili pastron fytyrën nga aknet. Sicc kemi thënë vazhidimisht, ushqimi është sekreti I të gjihta ndryshimeve në organizëm, së jashtmi a së brendshmi qofshin.

Përbërësit:
▪ lëng nga gjysmë limoni
▪ gjysmë kastraveci të vogël
▪ një grusht spinaq të freskët
▪ dy fletë të vogla lakre me gjethe (Brassica oleracea acephala)
▪ një lugë fara maraje (Foeniculum vulgare)
▪ një lugë xhenxhefil të freskët të grirë
▪ një mollë apo dardhë për ëmbëlsim
▪ 2 dcl ujë

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i hidhni në blender apo në aparat për lëngje, bluani mirë derisa përbërësit të bashkohen dhe pastaj e pini.

Secili përbërës nga kjo pije ndikon në shërimin e akneve, në pengimin e proceseve të inflamacioneve të lëkurës.

Kastraveci – është i pasur me vitaminën A dhe me kalium, qetëson aknet dhe ftoh lëkurën.

Farat e marajës dhe xhenxhefili – janë përbërës antiinflamatorë.
Limoni – bën detoks të mëlçisë dhe i ndihmon t’i eliminojë helmet të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.

Spinaqi dhe lakrat me gjethe – janë të pasura me klorofil dhe antioksidante, ndihmojnë lëkurën që të shërohet.