SHPËRNDAJE

Shoqata ,,Mjekët e Luginës” me rastin e Ditës Botërore të shëndetit, 7 prill 2017 ( e premte), organizon:

Aktivitete ditore në Preshevë e Bujanoc nga ora 10
1.Matja e glikemisë( sheqerit) në gjak dhe
2.Matja e tensionit të gjakut.

Në mbramje te “Rozafa” në Bujanoc nga ora 19 mbahen ligjeratat me temat:
1.Depresioni, me ligjerues dr. Fejzulla Nebiu,
2.Diabeti, me ligjerues dr. Ylber Islami.

Ftohen anëtarët e SHML-së, personeli shëndetësor dhe qytetarët e interesuar të marrin pjesë në këto aktivitete. Jeni të mirëseardhur!

Kryetari dhe Bordi drejtues i SHML-së
Dr. Beqir Nuhiu