SHPËRNDAJE

Në Zvicër në të ardhmen të gjithë pasagjerët që shfrytëzojnë trafikun ajror në Zonën e Shengenit do t`i nënshtrohen një kontrolli më rigoroz. Ndryshimi në këtë pikë ka të bëjë me faktin se deri tash vetëm shtetasit e vendeve jashtë Schengenit kanë qenë ata që janë kontrolluar me përpikëri, shkruan srf.ch.

Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar një ndryshim të cilin Bashkimi Evropian e kishte vendosur nga mesi i muajit mars në këtë drejtim. Me rregullimin e ri, Zvicra synon ngritje të mbrojtjes nga terrori.

Në të gjithë aeroportet zvicerane me të renë duhet të bëhet krahasimi i të dhënave të të gjithë pasagjerëve në bankat e të dhënave të ndjekjes të nivelit evropian dhe me ato të niveleve nacionale. Sipas Qeverisë Zvicerane, aeroportet i zotërojnë pajisjet teknike të nevojshme ashtu si dhe personelin e shkolluar për të realizuar këtë ndryshim. Dhe, në këtë drejtim nuk do të ketë zvarritje.