SHPËRNDAJE

Përse duhet ti konsumoni më shumë perimet e detit

Perimet e detit janë ngrënë që prej vitesh në Lindjen e Mesme, por vitet e fundit është rritur përdorimi i tyre, kjo edhe për shkak të rëndësisë që kanë në organizëm.

Ato përmbajnë më shumë minerale se çdo ushqim tjetër. Këto perime deti mund të kenë deri në dhjetë herë më tepër kalcium sesa qumështi dhe tetë herë më shumë hekur se mishi i viçit, shkruan Shije.al.

Në varësi të ekspozimit të tyre ndaj dritës, kemi disa lloje të perimeve të detit.

Barishtet e llojit kafë që tani gjenden kudo nëpër shitoret organike, shitoret e tjera me ushqime japoneze dhe lloje të tjera të ushqimit oriental, përfshijnë uakamen (një nga përbërësit e supës miso), kombun dhe aramen.

Barishtet e kuqe të detit, që përdoren si ushqim, përfshijnë dulsen (kryesisht ka të bëjë me uljen e kolesterolit). Barishtet e gjelbra përfshijnë norin (përdoret shpesh për të mbështjellë mishin).

Zakonisht shiten të thara dhe gjithçka duhet të bësh është ti shpëlash dhe t`i zhysësh në ujë dhe ato zbuten sërish. Mund të përdoren edhe për t`i dhënë shije një shumëllojshmërie gjellërash. Provoni ti përfshini në dietën tënde disa herë në javë.